Një efektiv ka humbur ndjenjat në protestën që po zhvillon Rithemelimi para bashkisë së Tiranës.
Advertisements
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, teksa një numër i lartë efektivësh e kanë rrethuar në momentin që ka rënë në tokë.
Advertisements
Menjëherë kanë mbërritur ekipet e emergjencës të cilët e kanë shoqëruar në spital.
Opozita ka nisur sot protestën e pestë para ambienteve të bashkisë Tiranë pas skandalit të dosjes 5D me zyrtarë dhe drejtorë të korruptuar.
Qytetarët kërkojnë dorëhqjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ndërsa ngulmojnë që të vihen para përgjegjësisë të gjitjë zyrtarët dhe drejorët e korruptuar.
Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 10:00 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.
Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”./albeu.com