BE miraton 6 mld euro për Ballkanin, reagon menjëherë kryeministri Rama

by editor

Këshilli Evropian miratoi të martën planit për për Ballkanin Perëndimor që vë në dispozicion 6 mld Euro për të mbështetur reformat dhe rritjen ekonomike.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një moment historic që sipas tij injekton vrull të ri në procesin e zgjerimit

Advertisements

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është gati për të përfituar nga plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon që u miratua këtë të martë

Kreu i qeverisë përmes një postimi në X thotë është gati axhenda e reformave që do të zbatohen gjatë 3 viteve të ardhshme, për të cilën shprehet se synon të afrojë vendim me të ardhmen e parashikuar si pjesë përbërëse të familjes evropiane.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë.

Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme.

Kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane.
I pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të Majit në Malin e Zi piktoresk”

Plani i rritjes fokusohen në thellimin e reformave në forcimin e sundimit të ligjit, ku sipas kryeministrit Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për të ecur deri në pikët ku ndodhet sot “para derës së BE”.

“Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të veçantë në fusha vendimtare si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat.

Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të performancës së tyre.

Fantastike të shohësh në realitet ato për të cilat je përpjekur të ndodhin prej shumë kohësh. Faleminderit të gjithëve atyre që janë përfshirë”.

Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.

Parakushtet e përgjithshmë që Bashkimi Evropian i ka vënë vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshijnë system parlamentar shumë partiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, system drejtësie të pavarur si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, ndërsa në rast se nuk plotësohen kushtet BE-ja mund të vendosë të pezullojë fondet.

You may also like