Në territorin shqiptar do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara.
Advertisements
Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.
Advertisements
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe shira në të gjithë vendin, ku nuk përjashtohet dhe mundësia për breshër në zona të izoluara në Jug – Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës, duke luhatur vlerat ditore 6°C minimalja deri në 26°C vlra maksimale.
Advertisements
Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent verior.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.