Ky është 28-vjeçari vdiq sot në Shëngjin, KSSH shpreh ngushëllime: Emiljano Frroku viktimë e mungesës së sigurisë në punë

by editor

Mëngjesin e sotëm, Emiljano Frroku 28-vjeç, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.

Advertisements

Shkak i aksidentit, dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.

Advertisements

KSSH, së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë.

KSSH i kërkon inspektoriatit të punës, të zgjodhet nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.

Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente.

You may also like