Aksident me dy të plagosur është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Pogradec – Lin.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-stacionit të trenit ku një mjet tip Volvo është përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës nacionale dhe me pas përplasja ka qenë më e fortë në anën tjetër të rrugës
Advertisements
Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.
Sipas policisë drejtuesja e mjetit tip Volvo ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara duke kryer një manovër të gavuae qe ka sjellë dhe përplasjen e plagosjen e dy personave.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Duhet thënë se aksi Mëmëlisht – Lin është një aks me aksidente të shumta në shumicën e rasteve për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.