Atentati në Athinë, vritet armiku i Ervis Martinajt

by editor

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët.

Advertisements

Mediat helene raportojnë se mbrëmjen e sotme është bërë atentat ndaj Roan Brahimit, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Katerina Beqo ka mbetur e plagosur.

Advertisements

Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt. Roan Brahimi është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, ku është shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Lezhë dhe në Laç.

Advertisements

Së fundmi ai ishte shpallur në kërkim atentatin që u bë ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klinsman Preçi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 21:30 në sheshin Agios Lazaros, kur një motor me dy persona i është afruar mjetit me të cilin lëvizte Roan Brahimi.

Një nga autorët qëlloi tre herë drejt burrit në makinë, e cila i përket gruas që ishte me të.

You may also like