Erdhën në Shqipëri pak ditë më parë, zbulohet puna e paligjshme që bënin dy ukrainaset që humbën jetën nga mbidoza

by editor

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ku dy shtetase ukrainase u gjetën pa jetë në banesën e tyre. Dy gratë dyshohet se punonin si punonjëse seksi.

Advertisements

Ka dyshimeve të arsyetuara se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtare të paligjshme në vendin tonë.

Advertisements

Të dyja kishin mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë dhe qëndronin në një apartament me qira ditore ne zonën e ‘Selvisë’ me një mikeshë, e cila kishte ardhur në vend rreth dy muaj më parë.

Ishte kjo e fundit që gjeti trupat e pajetë të 25 dhe 40-vjeçares në banesë.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

You may also like