Monedha euro shkon nën 100 lekë, çfarë pritet të ndodhëe gjatë sezonit turistik?

by editor

Euro ka zbritur nën 100 lekë, duke shkelur kështu “vijën e kuqe”. Kjo do të thotë se e konsideruara valuta e fortë nuk është më e tillë. Luhatjet e forta të kursit të këmbimit janë përshpejtuar javët e fundit, duke paralajmëruar rënie të mëtejshme gjatë sezonit turistik, Euro e ka mbyllur këtë javë në nivelin e 100.5 lekëve, ose 11 lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Advertisements

Por goditjet e euros kanë vite tashmë që kanë nisur, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet në arenën ndërkombëtare, por edhe zhvillimet aspak të zakonta të tregut të brendshëm. Rënia ka qenë më e fortë veçanërisht pas vitit 2022. Ndërkohë që kundrejt 6 viteve më parë, monedha europiane ka humbur plot 27 lekë.

Advertisements

E një situatë e tillë ka pasoja në ekonomi, në kushtet kur euro është monedha e dytë më e përdorur në vend. Nga një euro e dobët, ka humbës dhe përfitues. Ata që humbasin janë depozituesit në këtë monedhë, të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, familjet që marrin remitanca nga të afërmit emigrantë, si dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe pagesat në lek.

Ata që përfitojnë janë kredimarrësit në euro, që do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit dhe tregtarët që i blejnë mallrat në euro dhe i shesin në lek, norma e fitimit të tyre do të rritet dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Tre janë faktorët kryesorë, që të kombinuar me njëri-tjetrin kanë shkaktuar gremisjen e monedhës europiane. Së pari, zhvillimet gjeopolitike, që mbeten një risk konstant; shtimi i ofertës monetare në euro çka do të thotë që në qarkullim ka shumë euro nga burime formale dhe informale dhe pakësimi i ofertës monetare në lek, gjë që do të thotë se në treg ka pak lek dhe kjo ka çuar në prishje të ekuilibrave kërkesë ofertë. /A2cnn/

You may also like