Vrasja e efektivit të forcave ‘Shqiponja”, Nevrus Cenalia, nga autori 23-vjeçar, Azgan Mernica, është regjistruar e gjitha në kamera!
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të fshatit Baltëz të Fierit, fshat në të cilin jetonte viktima. Disa pista po hetohen, por paraprakisht dyshohet se autori dhe viktima mund të kenë debatuar për një konflikt të çastit, që lidhej me një rrugë të ngushtë.
Advertisements
Në vendin ku ka ndodhur krimi, është e vendosur edhe një kamera sigurie, e cila është marrë nga policia dhe po bëhet këqyrja e pamjeve.
E ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit, familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit… Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes./albeu.com