Operacioni/ Rrethohet vrasësi i policit, dyshohet se është i armatosur

by editor

Policia vijon ndjekjen këmba-këmbës të Azgan Mernicajt, 23 vjecarit që vrau policin e Shponjave në Fier Nevrus Cenalia mesditën e sotme.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se ai është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi dyshihet se është i armatosur, ndërsa është sekuestruar dhe makina e tij që përdori pas vrasjes së policit me origjinë nga Kruma e Hasit.

Advertisements

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin këtë të hënë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

You may also like