Ka dhënë dëshminë e tij Azgan Mërnica, autori i krimit të rëndë i cili vrau efektivin e ‘shqiponjave’ Novruz Cenaliaj. Bëhet me dije se 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.
Advertisements
Azgan Mërnica ka deklaruar se ishte duke lëvizur me makinë, ku si pasagjere kishte nënën e tij, dhe ishte duke kaluar në një rrugë të fshatit Baltëz, është shkëmbyer me efektivin Novruz Cenaliaj.
Advertisements
Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë, sipas tij ai e ka ofenduar dhe sharë, me pas Mërnica i është kthyer po me ofendime.
Më pas ai ka dalë nga makina e tij për tu sqaruar me Novruz Cenaliajn, në këtë moment sipas Mernicës, efektivi ka vënë dorën tek arma e shërbimit, veprim që e ka trembur dhe ka qëlluar i pari. Kjo pasi ka menduar menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.
‘Më shau dhe e shava, dola të sqarohesha, vuri dorën tek arma i pari, qëllova pasi mendova se do më vriste ai i pari. Nuk jam penduar që e vrava’ është shprehur Azgan Mërnica.
Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.