U shua në lule të rinisë, dalin pamjet nga aksidenti i 22-vjeçarit shqiptarit në Greqi

by editor

Mediat greke kanë publikuar momentin e aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar Angjelo Saliu pak pas mesnate sot.

Advertisements

I riu fatkeq ishte duke udhëtuar me motor, kur për rrethana ende të paditura është përplasur me një makinë, e për rrjedhojë humbi jetën.

Advertisements

Në videon e publikuar nga protothema.gr, shihet momenti kur motori rrëzohet dhe përplaset në trotuar.

22-vjeçari nuk kishte veshur kokore në momentin e aksidentit. Në video ai duket që e mban kokoren në dorë. Grupi hetimor po heton rrethanat e aksidentit.

You may also like