Është dhënë masa arrest me burg për 40-vjeçarin Aleks Marku .
Advertisements
40-vjeçari u arrestua nga forcat RENEA, pasi mbajti peng dy fëmijët e mitur
Advertisements
40-vjeçari në dëshminë e tij të dhënë për grupin hetimor ka thënë se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se do ta sulmonin, personat me të cilat kishte konflikte.
Ndërkohë në Lezhë nuk rezulton të ketë pasur precedent. Sipas bashkëshortes ai ka qenë në arrest shtëpie në Itali për armëmbajtje pa leje dhe se ishte larguar dhe ishte kthyer në Shqipëri.
Prej një viti kishte blerë një banesë në Lezhë, ndërsa kishte pak kohë që ishte vendosur në Durrës.