Djali i Ardian Fullanit përplas të moshuarin me biçikletë në mes të Tiranës (Video)

by editor

Djali i ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani, Eriku është përfshirë në një aksident rrugor këtë të premte rreth orës 16:20 në Tiranë.

Advertisements

Voxnews.al ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit, ku Erik Fullani me mjetin e tij luksoz “Audi” ka përplasur një burrë të moshuar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë.

Audi luksoz me targa “AB 001 UU” shihet i ndaluar në mes të një rruge tepër të populluar dhe me trafik në Tiranë, ndërsa në tokë dallohet biçikleta e shtrembëruar nga përplasja.

Advertisements

Disa qytetarë që ndodheshin aty kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet./Voxnews.al

PAMJET E AKSIDENTIT:

Advertisements

You may also like