Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale video nga kontrollet e policisë në banesat e disa personave të botës së krimit që SPAK lëshoi sot disa urdhër arreste.
Advertisements
Në postimin e tij Balla shprehet se lufta kundër krimit dhe vetëpastrimi i policisë janë të pandalshme dhe po japin rezultate.
Advertisements
Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj.