Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Advertisements
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Advertisements
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja e “BBV1” dhe gazetarja Paloma. Ajo komentoi banorët e “BBV3”, duke analizuar edhe situatat e këtij sezoni të Big Brother. Lidhur me lidhjen e Heidit me Romeon, ajo u shpreh:
Nuk i kam besuar Heidin dhe Romeon. Nuk shoh kimi te ata të dy. Është një lidhje shumë e ftohtë, s’kanë pikë lidhje me njëri-tjetrin. Shikoj se lidhja e tyre nuk do zgjasë jashtë. Duket Romeo që nuk e ka atë ndjesi, është shumë e dukshme… Aty nuk shoh dashuri.
Advertisements