E RËNDË / Po zhvillonin turin Vlorë-Himarë, përplaset grupi i çiklistëve, 2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kuç-Qeparo, ku raportohet se një grup çiklistësh janë përplasur gjatë turit.

Advertisements

Çiklistët ishin duke zhvilluar etapën e katër të turit nga Vlora në Himarë, Llogara dhe Qeparo, kur janë përplasur, sipas informacioneve paraprake, me njëri-tjetrin.

Advertisements

Raportohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit me ambulanca.

Në këtë tur marrin pjesë çiklistë të huaj dhe shqiptarë.