Ndarja është pranuar vetëm nga aktori publikisht, ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka një reagim.
Advertisements
Pak ditë më parë Bes Kallaku publikoi këngën “Mosmirënjohja”, e cila u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij.
Advertisements
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.
Xhensila postoi sot një poezi të Rudyard Kipling. Në këtë poezi Kipling si baba i drejtohet të birit në mënyrë që ai të bëhet një “Burrë”. Ai aty thekson se të qenit burrë lidhet me vlerat dhe vullnetin për të konsideruar çdo hap të ekzistencës sonë si një ecje drejt diçkaje të re.
Ky postim u duk një përgjigje e qartë ndaj këngës së ish partnerit.
Kujtojmë se nga martesa e tyre disa vjeçare, çifti kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.