Përmbyset në mes të rrugës furgoni në aksin Librazhd-Prrenjas.
Advertisements
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në pranë fshatit Qukës. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anës aksit, siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme.
Advertisements
Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga përplasja është dëmtuar pjesërisht furgoni. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe lagështisë në rrugë.
Në furgon ishte duke udhëtuar vetëm shoferi i cili fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për lirimin e trafikut pasi nga aksidenti janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizja po bëhet aktualisht vetëm në një korsi. Pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.