Skuadra e Egnatias është kurorëzuar sot kampione e Shqipërisë me fitoren 1-0 ndaj Partizanit në finalen e kampionatit. Një arritje e shkëlqyer e skuadrës rrogozhinase pas një edicioni ku ka fituar gjithçka, edhe në aspektin ekonomik me një shi milionash si asnjëherë më parë nga FSHF.
Advertisements
Në bazë të rregulloreve të aktivitetit, Egnatia përfitoi si fillim 10 milionë lekë të reja vetëm nga renditja në vendin e parë në fund të fazës së rregullt. Kësaj shume iu shtuan edhe 5 milionë lekë të reja si shpërblim për fitoren e Kupës së Shqipërisë,
Advertisements
Me fitoren e kampionatit në “Final Four”, Egnatia përfiton një tjetër shpërblim prej 10 milionë lekësh të reja nga FSHF, duke çuar në 25 milionë lekë të reja totalin që ka siguruar vetëm nga institucioni i futbollit shqiptar në dy javët e fundit. Një shifër që është bërë e mundur vetëm falë ndryshimit të skemës dhe që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë si shpërblim për një skuadër të vetme.
Por jo vetëm kaq! Rrogozhinasit kanë të garantuar rreth 1 milion euro nga UEFA nga pjesëmarrja në Europë, ku do të luajnë fillimisht në Ligën e Kampioneve.
Advertisements
PANORAMASPORT.AL