Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dëmtuar pajisjet e një kazinoje, ka urinuar mbi to dhe ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Advertisements
Të shtunën rreth orës 1.30, policia është thirrur në qendrën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade” në Via Innsbruck, pas një kërkese për ndërhyrje në numrin e urgjencës.
Advertisements
Kërkesa për ndihmë i referohej një klienti shqiptar i cili kishte shfaqur sjellje të çuditshme. Përveç kësaj shqiptari pasi kishte pirë një birrë, kishte urinuar në një makineri të lojërave të fatit dhe kishte nisur të bërtiste si i çmendur duke shkatërruar me dhunë mobiljet dhe pajisjet.
Dëmi i shkaktuar sipas llogaritjeve fillestare kap shumën rreth 50 mijë euro. Për arsye sigurie, në zonë u mblodhën të gjitha ekipet e policisë të vendosura në zonën urbane.
Por sapo ka parë patrullat e policisë që po e ndiqnin, shqiptari i acaruar është larguar dhe ka vazhduar të hedhë vazot me lule të vendosura në parmakët e shtëpive përgjatë rrugës, duke vënë në rrezik dhe rrezik serioz qarkullimin e automjeteve.
Pasi është arrestuar nga policia, shqiptari i tërbuar ka tentuar të godasë me kokë njërin prej tyre në fytyrë si dhe e ka goditur me shkelm në gju dhe dorë, e më pas e ka pështyrë në fytyrë.
Përveç kësaj, ai ka kërcënuar edhe efektivët e tjetër të policisë duke iu thënë
“Ta tregoj unë, do të të vras, sa më shpejt, kur të iki nga këtu, do të të bëj ta paguash duke të vrarë”.
Nisur nga serioziteti i ngjarjes dhe duke marrë parasysh precedentët ndaj tij, Komisioneri i Policisë së Provincës së Bolzanos, lëshoi fletën e lejes së detyrueshme, me ndalimin e kthimit në Bashkinë e Bolzanos për 4 vitet e ardhshme, dhe ndalimin e hyrjes në të gjitha institucionet publike në provincën e Bolzanos për 3 vitet e ardhshme. Për më tepër, autoritetet kanë nisur punën për të vazhduar me heqjen e lejes së qëndrimit.