53-vjeçari tenton t’i japë fund jetës me kallashnikov brenda banesës/ Zbulohen detaje: Plumbi i kaloi tej për tej trupit, punon si infermier tek…

by editor

Është zbardhur identiteti i personit që tentoi t’i japë fund jetës pasditen e kësaj të marte në Tiranë, duke e qëlluar veten me armë zjarri kallashnikov.

Advertisements

Mësohet se bëhet fjaë për shtetasin Astrit Tota, 53 vjeç, i cili punon si infermier tek Trauma. Burime bëjnë me dije se fatmirësisht, plumbi i kallashnikovit e ka zënë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”. 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like