RAI3 sërish në shënjestër marrëveshjen Rama-Meloni/ Emisioni “Report”: Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri

by editor

Emisioni investigativ ‘Report’ i RAI3 në Itali, do t’i rikthehet sërish marrëveshjes Rama-Meloni mbi emigrantët, që do të strehohen në dy kampe në Shqipëri, Gjadër dhe Shëngjin.

Advertisements

Mësohet se pjesa e dytë e emisionit, është planifikuar që të transmetohet më 2 Qershor.

Advertisements

Kanë qenë vetë gazetarët e emisionit që kanë deklaruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, thuhet në klipin e emisionit investigativ.

Advertisements

You may also like