Është thirrur në gjyq nga Sajmir Kodra? Egla zbulon të vërtetën: Po flas me avokaten..

by editor

Mbrëmejn e djeshme, në “post Big Brother”, Egla është pyetur nga moderatori Ledion Liço, nëse është thirrur për gjyq, ashtu siç u përfol pas deklaratave të saj brenda “Big Brother Vip”.

Advertisements

Egla u shpreh se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj. Juli nga ana tjetër, sqaroi se pse i doli kundër Eglës.

Advertisements

Egla: “Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth. Gjeja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thashe mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”.

Juli: Kam qenë i pari që i kam dalë në krahë Eglës, por ajo nuk ishte mirënjohëse. Për Mamaqin kur u shpreha, u pyeta nga Erjola dhe i dhashë mendimin tim pse mund ta ketë bërë, aty iu ndezën llampat dhe ma përdori këtë, të lumtë dora se ça i the. Nuk ishe asnjëherë mirënjohëse, e ke kaluar lumin dhe na ke dh*erë kalin. I thashë si do ndiheshe ti nëse do bëhesha me personin në fjalë”.

Egla: “Në këtë edicion më ke vizatuar si artisten e braktisur nga kolegët dhe audicionet, por në fund të ditës një qyteti i tërë më pritën dhe më bërën surprizën. Është instuticioni ku punoj, njerëzit ku punoj. A kupton”?

You may also like