Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit tek Ura e Çerenecit. Një automjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në disa shkurre, shumë pranë një lumi.
Advertisements
Mësohet se mjeti drejtohej nga një grua e cila fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferes. Pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.
Advertisements