“Nuk mbushet arka e shtetit me gjoba”, eksperti i sigurisë apel rrugores: Hiqni patentën ‘kamikazëve’ në rrugë

by editor

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho ka deklaruar se drejtuesit e rrezikshëm të makinave, duhet të hiqet leja e drejtimit, pasi kjo gjë sipas tij, do të ulte ‘kamikazët’ në rrugë.

Advertisements

I ftuar në një program televiziv, eksperti tha se duhet hequr gjobat, pasi s nuk sjellin ndërgjegjësim.

Advertisements

“Gjoba nuk të kthen mendjen për të mos bërë gabime. Urgjentisht Ministria e Brendshme bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duhet ta heqë atë udhëzim. Nuk mbushet arka e shtetit me gjoba.

Duhen pakësuar drejtuesit kamikazë në rrugë, duke u hequr lejen e drejtimit. Këtë e kam bindje dhe do e them sa herë të kem mundësi. Nëse nuk do kishim shkuar drejt kësaj gjëje, kushedi se sa patenta do ishin hequr. Mbase do ishin hequr diku te 1000 patenta nëse nuk do ishte ky ligji që duhet ta paguash dyfish gjobën”,-tha Hasho.

Advertisements

You may also like