Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor! Kjo është punonjësja që u arrestua

by editor

Zbardhen detaje të reja nga rasti më i fundit i hetuar nga Sektori i Hetimeve të Krimit Kibernetik të Tiranës që vuri në pranga një punonjëse të AMP-së dhe një gazetar. Në kërkim është shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.

Advertisements

Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP) kishin arritur të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Advertisements

Qëllimi ishte denigrimi i tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Kushtrim Selimi donte që përmes këtyre shkrimeve, përmes presionit, të emërohej drejtor.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

You may also like