Një 60-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Banaj, ndërsa raportohet se personi ka shkuar në spital pa shenja jete.
Advertisements
“Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.
Advertisements
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij”, njofton policia.
Nderkohe grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Advertisements