Belind Këlliçi, denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV një skandal tjetër në bashkinë e Tiranës, duke zbuluar dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kishte për pronarë ish-drejtorët e bashkisë, të arrestuar dy muaj më parë me urdhër të SPAK.
Advertisements
“Është në projekt i fituar nga “5D” në 2021, 587 mijë euro për një pedonale dhe pistë biçikletash dhe duhet të kishte mbaruar në maj 2022. Kompania “5D” është paguar mbi 50 për qind të shumës totale, mbi 307 mijë euro.
Advertisements
Nga bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa më 28 maj 2024 për ndërtim pedonale, korsi biçiklete. Duke qenë se kjo kompania nuk është sekuestruar, pardje, ndërkohë që ne ishim në protestën e 9-të, janë paguar mijëra euro për këtë projekt që nuk ekziston. Më 28 maj janë likuiduar dy fatura”-tha Belind Këlliçi.
Advertisements