“Mund të visheni me marka, por…”/ Roza Lati “thumbon” ish-konkurrenten e “BBV” Françeska Muratin?

by editor

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Roza Lati, ka tërhequr vëmendjen me një postim të bërë së fundmi, ku duket se ka thumbuar hapur një tjetër nga ish-konkurrentet, Françeska Muratin.
Përmes një thënie të postuar në Instagramin e saj, Roza thotë se “veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur”, duke lënë dyshime për një “thumb” ndaj Miss-it.

Advertisements

“Veshja vlen po aq sa zonja që e ka veshur. Mund të visheni me marka, por nëse nuk jeni zonjë në shpirt, nuk do të jeni kurrë njeri i bukur”, ka qenë thënia e postuar nga Roza.

Advertisements

Kujtojmë se Françeska ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet e saj e veshjet e shtrenjta në këtë format, shifrat e të cilave arrin vlera marramendëse.

Por, edhe pas përfundimit të garës dhe debateve në shtëpi, duket se akoma ka hatërmbetje mes banorëve.

Advertisements

You may also like