Mëngjesi i sotëm përpaksa u kthye në një tragjedi për furgonin e linjës i cili udhëtonte nga fshati Rovje drejt qytetit të Gramshit në afërsi të fshatit Kukur në vendin e quajtur puseta e ujit.
Advertisements
Në momenti që automjeti me 8 pasagjerë po kalonte ka rreshtikur një pjesë e segmentit rrugor ku janë krijuar gofulla të thella.Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se ky aks rrugor lidh jo vetëm fshatrat e njësisë administrative Kukur por edhe dy rrethet Gramsh-Pogradec ku në sezonin e verës është i frekuentuar nga turistë.
Advertisements
Brenda vitit 2024 në këtë zonë është hera e dytë që ndodhin fenomene të tilla, në muajne shkurt në këtë aks rrugor u shëmb ura që lidh qëndrën administrative Kukur me qytetin e Gramshit .Mos investimi në dekada,kontrollimet,mungesa e kanaleve kullues,lënia e ujit mbi siperfaqen e rruges ka sjellë dëmtime.
Gazetari apelon institucionet përgjegjëse që është emergjente vendosja e tabelës informuese,rrethimi me shirit i pjesës së rrezikshmërisë.Për përdoruesit e rrugës gjatë natës ai apelon që të kenë kujdes për të shmangur tragjedinë që mund të ndodhe
Advertisements