Nëna e 33-vjeçares shqiptare, e cila u përdhunua nga një 27-vjeçar palestinez në Greqi, ka rrëfyer detaje tronditëse mbi ngjarjen.
Advertisements
Në një prononcim për mediat greke nëna e shqiptares tregon se i riu nga Palestina, pasi kishte abuzuar me të bijën, e kishte goditur me thikë dhe e kishte mbajtur peng në një bodrum.
Advertisements
Ajo tregon se vajza e saj dhe i riu palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa pranon se kjo nuk ishte hera e parë që e bija e saj ishte abuzuar. Nëna e shqiptares thotë se para dy muajsh ishte shënuar një tjetër rast dhune brutale që 27-vjeçari kishte ushtruar ndaj të bijës.
“E kishte goditur shumë kudo. Me dru e hekur nuk e di, e kishte lidhur… e gjeta të zhveshur. Ajo ka frike se nuk është hera e parë që e godet. E ka goditur edhe dy muaj më parë. Ajo e njihte prej muajsh dhe ai e ka dhunuar keq edhe më parë, me plagë në sy në kokë. Madje, edhe tani e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur”, tha nëna e vajzës shqiptare.