I përfundon kontrata më 8 korrik/ Duka zbulon çfarë do ndodhë me trajnerin e kombëtares, Sylvinho

by editor

Kuqezinjtë prej ditësh kanë filluar grumbullimin për përgatitjet për Euro 2024, finalet e një Europiani ku kuqezinjtë për herë të dytë brenda 8 vitesh marrin pjesë.

Advertisements

Në një intervistë për Top Channel, presidenti i FSHF-s, Armand Duka tregon që ne e kemi sot, ndryshe nga Francë 2016-ta.

Advertisements

“E gjithë bota e futbollit e sheh ndryshe sot futbollin shqiptarë dhe aq më shumë ekipin kombëtar. E sheh me më shumë respekt, për atë ç’ka ka dhënë në futbollin ndërkombëtarë, respekt për atë ç’ka ka në përbërjen e saj, futbollistë që luajnë në ekipe të mira, për stafin, për trajnerin me shumë më emër në botën e futbollit dhe me shumë respekt për federatën e futbollit e cila sigurisht nuk është si më parë, është ndryshe, shumë më e organizuar me më tepër eksperiencë por i gjithë ky respekt nga të gjithë nuk është se na bën mirë sepse sa me më nënvlerësim të na shohin aq më mirë do të ishte, por sot nuk ka më nota nënvlerësimi për ne”, tregoi Duka.

Pak kohë më parë, presidenti në distancë paralajmëroi Sylvinhon se shqiptarët janë përgatitur të qëndrojnë sa më gjatë në Gjermani, por më 8 korrik, kur kampionati është në fazat finale, atij i përfundon kontrata.

“Nuk kemi pasur kohën fizike për të zhvilluar një ceremoni apo bërë një marrëveshje zyrtare, por parimisht kemi rënë dakord për të vazhduar me të njëjtin staf. Sigurisht jemi të përqendruar 100% në kampionatin europian, por me një sy dhe mendje, mendojmë edhe për të ardhmen, sepse kemi diskutuar me Sylvinhon edhe për organizimin e ndeshjeve të Nation League, sepse jo vetëm mund të kalojnë në Grupin A në Nations League, por mund të sigurojmë edhe një vend për play off për Botëror, pra Europianin e konsiderojmë një objektv të Arritur dhe me Sylvinhon kemi vënë piketat dhe nuk do të jemi pa trajner pas Europianit. Ende s’kemi hedhur gjë në letër por Sylvinho do të vazhdojë deri në përfundimit të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 dhe në rast kualifikimi deri në fund të Botërorit 2026”, tha Duka.

Në Euro 2016-të, kuqezinjtë edhe pse debutues edhe pse me skuadra mbi nivelin e tyre, arritën të marrin tri pikë, a mundet t’i marrim këtë herë aq apo më tepër?

“Nuk dua të vë nën presion askënd, as stafin dhe as lojtarët, dua që ata të jenë lirshëm për të shprehur cilësitë e tyre sportive. Nëse i kthehemi Europianit të shkuar në pjesën e parë ndaj Zvicrës ekipi ynë thuajse nuk ishte në fushë, pasi ishte nën presion, sepse ishte dhe hera e parë që merrnim pjesë në një kompeticion të tillë dhe për 15 minuta Zvicra mund të na ndëshkonte edhe më tepër, por tani nuk dua të jemi nën presion. Padyshim që kam besim që mund të bëjmë më tepër se sa 3 pikë, por çfarëdo të ndodhi, i bëjmë apo nuk i bëjmë, unë do të jem në mbështetje të të gjithë ekipit dhe stafit. Këtë e kërkoj edhe nga e gjithë tifozeria, të jenë të kënaqur me çka ka arritur skuadra dhe të mos e vënë nën presion”, u shpreh presidenti i FSHF-së.

Kemi hyrë në muajin qershor, në muajin e Europianit dhe sot kuqezinjtë zbresin në fushë për miqësoren e parë, atë ndaj Lihteshtejnit.

“Jo vetëm ndeshja miqësore me Lihteshtejnin, por çdo minutë dhe çdo gjë gjatë grumbullimit është shumë e rëndësishme. Nëse ekipi do të jetë vërtetë i përqendruar dhe do të gjejë balancat e duhura do të bëjë mirë edhe në ndeshjet zyrtare. Nuk është për t’u nënvlerësuar ndeshja miqësore, nuk është se është shumë I rëndësishëm rezultati edhe pse gjithsesi edhe ai duhet, sepse nëpërmjet tij skuadra shkon me më tepër konfidencë në Europian”, tha Duka.

You may also like