Shqiptari nxirret pa ndjenja dhe me brinjë të thyera nga deti në Itali, çfarë dyshohet

by editor

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur pa ndjenja në det, në Itali.

Advertisements

Trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur në zonën e Ostias, në këmbët e një skele pranë “Piazza dei Ravennati”, teksa sipas mediave italiane, ai kishte lëndime të rënda në trup si brinjë të thyera dhe pneumoni të shkaktuar nga thithja e ujit të detit.

Advertisements

Ai u dërgua fillimisht në spitalin Grassi në Ostia, por më pas duke marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore, ai u transferua në Spitalin San Camillo në Romë.

Policia po heton rastin, teksa dyshimet e para janë se ai ka rrëshqitur në zonën e gurëve, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhunuar.

Advertisements

You may also like