Efektivët e policisë së Rinasit kanë komunikuar përmes një aplikacioni “Signal”, ku flasin me pronarin e një agjencia udhëtimi dhe përmes ryshfetit ndihmojnë personat që kanë probleme të kalojnë në vendet e BE.
Advertisements
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin “Signal”, Eneo Sulejmanaj flet me punonjësin e policisë Briken Tereziu, ku edhe bëjnë pazaret për shumat e parave.
Advertisements
Në një moment, Sulejmanaj i thotë se efektivit se udhëtari do t’i fusë lekët në pasaportë.
Ndërsa polici i kthen përgjigje duke e orientuar që udhëtari të futet në sportelin ku ai mund të mbarojë punë dhe të kalojë i qetë.
Pjese nga dosja
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.09.2023, nga ora 05:29 AM – 03:42 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes
Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonika ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Rajmonda Nurçe
Briken: Ok
Eneo: Ku te futet kjo vlla
Briken: Ten r 8
Eneo: Ok vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Rajmonda Nurçe është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
23.09.2023 ora 10.13 AM KI Ita Kristjan Lazri dtl.24.09.1993;
23.09.2023 ora 01.12 PM pass Anxhelo Çili dtl.19.06.1997 nr. personal J70619024O;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.09.2023, nga ora 10:12 AM – 01:13 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca ben
Në orën 10:12AM zhvillohet një telefonatë midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon kartën italiane të shtetasit Kristjan Lazri
Në orën 10:15AM zhvillohet një telefonatë midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Anxhelo Çili. Budapest
Briken: Ti apo une
Eneo: Ti do tlej dhe per ate qpar 50
Briken: Ok
Eneo: Do tlej 150 ky total
Briken: Ok
Eneo: Ok vlla rrofsh
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Anxhelo Çili është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.09.2023 ora 13:59 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit. Ky shtetas ka hyrë në territorin e RSH më datë 27.02.2024 dhe është përpunuar përsëri në dalje të territorit të RSH më datë 13.03.2024 nga kontrollori me username BackaAm.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Kristjan Lazri është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.09.2023 ora 10:17 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Ky shtetas është i kthyer inad më datë 13.09.2023 me motivacionin mosplotësim dokumentacioni nga shteti francez.
24.09.2023 ora 03.29 PM pass Elis Ymeraj dtl.08.09.1992 nr. personal J20908002C;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 24.09.2023, nga ora 03:30 PM – 09:18 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Elis Ymeraj. Ca ben vlla. Burri asaj goces eshte per neser me kalamjt
Briken: Kujt goce
Eneo: Ajo qe eshte me femijet per Catania. I referohet shtetases Pamela Ymeraj. I dërgon pasaportën e shtetases Pamela Ymeraj
Briken: Ok Ok
Eneo: eshte dhe I tjeter me dite po tnjejtin orar. N8 tmjesit
Briken: Ok. Ne 7 te vije. Te futet se atehere vi une
Eneo: Ok vlla
Briken: Ma nis
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Marsida Selimi
Briken: Ok per ku
Eneo: Catania. I dërgon pasaportën e shtetasit Nexhip Xhafa. O vlla e shofim dot kte
Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Elis Ymeraj nuk ka dal nga territory I RSH që prej viti 2022.