Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother Vip3” Egla Ceno, u shfaq mes dyshes së prezantuesve të Fiks Fare.
Advertisements
Të tre aktorët shkëmbyen batuta midis tyre, në lidhje me lojën në “BBV3” ku Ceno u shpreh se pjesmarrja në shtëpinë më të famshme ishte një çast dobësimi, por që nuk pendohet aspak që ishte pjesë e saj ” Nuk e di si m’i mori Perëndia mend dhe pranova”, shprehet ajo me humor.
Advertisements
Pyetjes së Devit e Dorit nëse do të zhvillohej një “Big Brother” me politikanë, kush personazh do të ngjasonte më shumë me Edi Ramën brenda shtëpisë, fituesja e “BBV3” tha se asnjë banor brenda shtëpisë nuk ishte Edi Rama.
“Rama askush nuk ishte brenda shtëpisë. Kishte Lul por jo Bashë dhe si Lul mund të ishtë Rikja, sepse të dy janë të bukur, të kuruar. Monika Kryemadhi mund të ishte ‘M’ për ‘M’, Meritoni. Pasi është shumë këmbëngulës, me stil” .
Pyetjes së Devit dhe Dorit për Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasoj, Ceno tha me Ilnisën: “Ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon”.
Ndërsa politikanin Ilir Meta, Egla e sheh tek ish-konkurenti “Gaz ‘shtriga’. Janë të dy të lezetshëm, tregojnë barsaleta”.
Fitues të këtij “Big Brother Vip” me politikan sheh padiskutim veten.
“Siç e dini unë i thyej të gjithë në mes edhe këta do i kisha thyer në mës”,- tha ajo.