U shkrumbuan 6 automjete, biznesi i dhënies së makinave me qira ishte hapur vetëm 5 ditë më parë! Ja kush është pronari

by editor

Gjashtë automjete që jepeshin me qira janë shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm (5 Qershor). Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se autorët janë dy persona.

Advertisements

Pronari i makinave është Edjon Hoxha, i cili kishte hapur biznesin e dhënies së makinave me qira në Kamëz vetëm 5 ditë më parë.

Advertisements

Mjetet dyshohet se janë djegur me benzinë dhe pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës.

Gjatë marrjes në pyetje në komisariatin nr.5,. Edjon Hoxha ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportoi policia.

You may also like