U përfol se ka qenë e martuar me një italian, reagon Egla Ceno

by editor

Aktorja Egla Ceno, u komentua mbi jetën e saj personale teksa ishte brenda “Big Brother Vip”. Në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja ka qenë e martuar me një shtetas italian.

Advertisements

Për këtë ajo ka folur gjatë një interviste për “Fiks Fare”, ku shprehet se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

Advertisements

“Italiani ishte në rini çuna.. Nuk ka më Carlo. Tani jam hedhur në Bullgari, me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”,-u shpreh Egla duke qeshur.

Nga ana tjetër, fituesja e “Big Brother Vip”, tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show, do t’i kushtojë kohë nënës së saj duke kaluar pushimet së bashku, ndërsa më pas do të merret me disa projekte.

Kujtojmë që vëllai i Eglës, Besi disa muaj më parë deklaroi që aktorja është martuar me shtetasin italian vetëm për të bërë letrat.

You may also like