Në Komisionin e Ligjeve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi shtroi pyetje ndaj përfaqësuesve të KLP-së, në raportin vjetor për veprimtarinë e Këhsillit të Lartë Gjyqësor.
Advertisements
Bardhi tha se i vetmi prokuror në Shqipëri që nuk ka kaluar vetingun dhe është sot në sistem është Bledar Valnikaj, bashkëshorti i Ermonela Felajt. Përfaqësuesit e KLP thanë se ka vetëm një rast që është prokuror pa kaluar vettingun dhe ai është magjistrat.
Advertisements
Gazment Bardhi: I vetmi prokuror në Shqipëri që i është shmangur vetingut dhe është sot në sistem është bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj zoti Bledar Valnikaj.
Bardhi ngre pikëpyetje dhe pyet KLP: A ka prokuror që ushtron sot funksionin dhe nuk ka kaluar në veting? Sot duhet të dijë gjithkush se i vetmi prokuror që nuk i është ushtruar vetingut e as sistemit të hyrjes rishtas në sistem.
KLP: Ka vetëm një rast që eshtë magjestrat.
Bardhi: Prokurori Bledar Valnikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj. Është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nështruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem duhet t’i nështrohet vetingut. Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valnikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.
Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu ka të bëjë me vendimmarrje në konflikt të interesit.