Presidenti Vladimir Putin, ka paralajmëruar Gjermaninë të mërkurën se përdorimi i armëve të saj nga Ukraina për të goditur objektivat brenda Rusisë do të shënonte një “hap të rrezikshëm” dhe ka shtuar se Moska nga ana e saj mund të sigurojë armë me rreze të gjatë për të tjerët për të goditur objektivat perëndimore.
Advertisements
“Një veprim i tillë nga Perëndimi do të minojë më tej sigurinë ndërkombëtare dhe mund të çojë në probleme shumë serioze”, ka deklaruar Putini, duke folur për herë të parë para gazetarëve të huaj, që kur ka nisur lufta në Ukrainë.
Advertisements
“Kjo do të shënonte përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën kundër Federatës Ruse dhe ne rezervojmë të drejtën të veprojmë në të njëjtën mënyrë”, ka shtuar Putini.
“Nëse ata e konsiderojnë të mundur dërgimin e armëve të tilla në zonën luftarake për të nisur sulmet në territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse nuk kemi të drejtë të furnizojmë armë të të njëjtit lloj në disa rajone të botës ku ata mund t’i përdorin për të nisur sulme ndaj objekteve të ndjeshme të vendeve që e bëjnë këtë ndaj Rusisë?”, është shprehur Putini.
Advertisements
Deklaratat e tij vijnë pas pyetjeve nga drejtues të lartë të disa prej mediave më prestigjioze në botë, të bëra në një takim me Putinin, në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të mërkurën në St.Petersburg.