Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj tha në foltoren e Kuvendit se dokumentari i Rai 3 u tregoi italianëve Edi Ramën e vërtetë.
Advertisements
Ai u shpreh se opinionit publiku iu transmetua dokumentari më i rëndë i historisë së tranzicionit, që tregon lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.
Advertisements
Xhaferaj tha se gjithçka që po ndodh shënon mbarimin e opozitës së shantazhueshme, teks aka nisur epoka e pasqyrimit të Ramës i koordinator i grupeve kriminale.
Reagimi i plotë:
Mbaroi koha e opozites se shantazhueshme, Rai3 u tregoi shqiptareve dhe italianeve Edi Ramen e vertete
Dokumentari ne Rai 3 ishte pasqyra ku opinioni publik, ketej dhe pertej Adriatikut, pa se sa pis eshte bere qeveria. Opinionit publik iu pasqyrua dokumentari me i rende i gjithe historise se tranzicionit qe tregon permasat e lidhjes se kreut te qeverise me krimin e organizuar dhe perfshirjen e qeverise ne korrupsion.
Kjo e detyroi kreun e qeverise qe edhe te mbante nje fjalim maratone ku per korrupsionin beri pis edhe otomanet, edhe te propozonte Komision Antikorrupsion qe ndotja e tij te perhapej edhe tek opozita, edhe t’i drejtohej opinionit publik edhe te mos lejonte debatin Parlamentar per te hedhur drite lidhur me perfshirjen e qeverise me klanet e droges.
Gjithcka qe po ndodh shenon mbarimin e periudhes se nje opozite te shantazhueshme dhe ka nisur epoka e pasqyrimit te Rames autoritar dhe koordinator i grupeve te krimit te organizuar.