Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja hodhi akuza ndaj opozitës së ka paguar shkrimin e RAI 3 për akuzat ndaj qeverisë së Ramës.
Advertisements
Gjithashtu teksa iu kundërpërgjigj deputetit SPAHO ai shtoi se i paguar kaq qenë dhe shkrimi i gazetës gjermane BILD.
Advertisements
Manja shtoi gjithashtu se Edi Rama nuk rrëzohet në këtë mënyrë.
Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t’i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani… ‘BILD’, RAI, ku e di unë çfarë…’Ëashington…’
Edmond, me fal, por çfarë kanë thënë këto mediat që nuk e thotë Saliu përditë ke ballkoni dhe nuk e thua ti çdo ditë të enjte këtu?
Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani. Paska thënë RAI dhe BILD që e paguat edhe vjet që Shqipëria është narko – shtet dhe ti vjen këtu e na reciton çfarë thotë RAI 3. Shqiptarët shohin realitet tjetër.
Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë, është turp të etiketoni Shqiëprinë që e kemi amanet që është narko-shtet.
Paska thënë që RAI 3 dhe Bild që e keni paguar ju që Shqipëria komandohet nga krimi.
E kemi nder të kemi për kryetare parlamenti dhe akuzat ndaj saj nuk janë të vërtetë, ne nuk jemi të lidhur me krimin.
Ju na akuzoni për mushkonja, aviona droge, hidhni akuza për trafikim lëndësh narkotike, mendoj se ata nuk ekzistojnë por ju ka bërë dëm vaksina.