“E qëlloi në kokë dhe e mbështolli me çarçafë!”/ Gazetari Artan Hoxha zbardh detaje nga vrasja në Dhërmi: Viktima dhe autori do të bënin biznes…

by editor

Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku u vra recepsionisti Eraldo Nevruzi. Autor i ngjarjes dyshohet se është njëri nga pronarët e hotelit, Gerald Shehu.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se viktima dhe autori i dyshuar kishin biseduar për të bërë biznes bashkë, ndaj ngjarja nuk duket të jetë një konflikt i çastit.

Advertisements

“Kufoma e të ndjerit nuk është gjetur ende. Kërkimet janë bërë me dron nga ajri. Kufoma mendohet të jetë mes fshatrave Vuno, Gjipe, në dalje të pjesës së Dhërmiut, por janë ende dyshime.

Një nga hotelet, që binte në sy edhe për shkak të pozicionit, hotel Greccia, autori është bashkëpronar i hotelit bashkë me vjehrrën e vet. Është emigrant në Angli, Gerald Shehu, me origjinë nga Tepelena.

Viktima, po ashtu është i njohur, jo thjesht një recepsionit. Eraldo Nevruzi, dyshohet se ka njohje me Shehun dhe është një nga pistat e hetimit, që pjesën e beach bar dhe shezlloneve ta menaxhonin bashkë.

Pas mesnate, rreth orës 00:30, autori e ka thirrur Eraldo Nevruzin dhe e ka takuar në dhomën ku fle personeli i hotelit. Duket se ka diçka, jo debat i çastit. Eraldo Nevruzi ka vajtur në punë rreth orës 22:30 dhe në orën 00:30, autori Gerald Shehu, është ngjitur në dhomën ku fle stafi dhe pas një debati e ka qëlluar me armë. Dyshohet se ka qëlluar me plumb në kokë. E ka mbështjellë me çarçafë dhe e ka futur në bagazh. Dyshohet se e kanë ndihmuar dy persona. Pastaj është larguar drejt Sarandës. Nuk dihet ku e ka hedhur kufomën, por jo larg nga Dhërmiu.

Automjetin tip Audi me targa angleze, e ka parkuar afër portit të Sarandës. Rreth orës 09:00 ka kaluar në Qafë Botë, në pikën kufitare, sepse ende nuk ishte njoftimi në polici që ka vrasje.

Më mbrapa Gerald Shehu, ka marrë tragetin në portin e Igumenicës drejt Korfuzit, për të ikuë në Angli. Por, bileta që ka prerë ishte për në Barcelonë. Është kapur në momentin që ka vajtur te porta dalëse, sepse në atë moment ka vajtur njoftimi nga Shqipëria. U njoftuan autoritetet greke dhe i kërkuan aeroporteve të verifikohet nëse do të largohet nga territori. Pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Zona e Dhërmiut është nga zonat kryesore të turizmit elitar, ku janë restortet më të shtrenjta, ka nivelin më të lartë të sigurisë. Ndodhin sherre të rinjsh por nuk ka ngjarje të tilla. Kjo ngjarje është e rëndë por nuk ka banorë të zonës, që të marrë konotacion tjetër.

Policia kur ka vajtur në hotel ka marrë të gjithë personat që ka gjetur aty, nuk janë gjetur gëzhoja por mbetje gjaku. Aty është krijuar dyshimi se viktima është ekzekutuar. Janë gjetur personat që e kanë ndihmuar. Ata kanë bashkëpunuar me hetimin.

Policia dhe prokuroria po punon në drejtimin që të gjendet kufoma dhe së dyti të gjendet motivi. Pse ka shkuar në këtë situatë. Policia thotë se nuk i kemi të skeduar. Autori dhe viktima kanë biseduar të bëjnë biznes bashkë”, tha ndër të tjera Hoxha.

You may also like