Vrasja e recepsionistit Erald Nevruzi duket se ka qenë e planifikuar pasi detajet e zbuluara së fundmi janë tronditëse.
Advertisements
Mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja e rëndë, Gerald Shehu, dhëndri i pronares së hotel “Greccia” e ka marrë Nevruzin në një dhomë ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.
Advertisements
Më pas ai e ka qëlluar me dy plumba dhe me ndihmën e dy punëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat dhe dokumentat e identifikimit. Këto të gjitha ia kanë djegur në furrën e picerisë dhe trupin e kanë mbështjellë me qese plastike.
I ndihmuar nga dy punëtorët e lartpërmendur, Shehu e ka futur trupin e pajetë në mjetin e tij tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli.
E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit dhe autori është nisur për në Greqi në orën 5, pasi ka shkuar në shtëpi është ndërruar dhe ka marrë lekë e pasaportën.
Me mjetin “Audi A8” është larguar nga shtëpia dhe në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno, ka hedhur trupin e pajetë të recepsionistit. Kur ka mbërritur në Sarandë, ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë.
Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën pasi destinacioni i radhës ishte Korfuzi.