Princ Leka dhe e dashura e re shfaqen së bashku në publik, çifti nuk fshihet më pas divorcit

by editor

Nuk ka kaluar shumë kohë nga kur Princ Leka dhe Elia Zaharia u divorcuan pas një sërë konfliktesh që çifti kishte pasur. Duket se tashmë, Leka nuk e fsheh më të dashurën e tij Blerta Celibashi pasi shfaqen në praninë e njëri-tjetrit edhe në publik.

Advertisements

Paparaci, ka mundur ta fotografojë çiftin, teksa kanë qenë duke kaluar një pasdite së bashku. Fotografja u fotografua e veshur casual, ku duket se në stilin e saj pëlqen veshjet e gjera. E veshur me xhinse dhe një këmishë të zezë të gjera, Blerta u shfaq e qetë në krah të partnerit të saj.

Advertisements

Nga ana tjetër, Princi si gjithnjë kishte zgjedhur një veshje mes sportives dhe formales, duke respektuar ‘code-dress’ e tij. Por ajo që na ra në sy ishte pikërisht fakti se çifti u fotografua vetëm pak metra larg shtëpisë ku Leka dhe Elia kishin jetuar. Në rrugën e Pedonales, ku dhe familja mbretërore ka jetuar, tashmë, Leka tashmë shkon vetëm për të takuar vajzën e tij.

Si shihet edhe nga fotot e shkrepura, nën shoqërinë e çiftit është bashkuar edhe një vogëlushe, por nuk ka qenë Geraldina. Nuk dihet nëse vogëlushja dhe gruaja që shkon pranë tyre janë të afërt të Blertës, apo miq të çiftit. E pas këtij takimi dhe shëtitjes që ka bërë me të dashurën e re, Leka është drejtuar për tek shtëpia ku dhe banon Elia dhe Geraldina.

You may also like