Parashikimi i motit, kthjellime dhe temperatura të larta

by editor

Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i të nxehtit Saharian në Mesdhe; duke bërë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Advertisements

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Advertisements

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Advertisements

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

You may also like