Ditën e sotme opozita do të zhvillojë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës.
Advertisements
Protesta do të nisë në orën 10:00.
Advertisements
Ndërkohë policia ka marrë masa dhe ka hartuar edhe një plan ku do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë.
Që prej orës 09:30 e në vijim do të ketë një bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.