Protesta/ Neritan Liçaj: Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit, për të pasuruar veten!

by editor

Këtë të hënë, aktori Neritan Liçaj i pranishëm në protestën para Bashkisë së Tiranës, foli para demonstruesve të cilët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Advertisements

Liçaj: “Çfarë bëri Cjapi i Surrelit?! Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit e vërtetë për të pasuruar veten e vet! Domethënë, në qoftë se rilindasit e vërtetë shqiptarë u përpoqën dhe shkrinë pasuritë e tyre familjare për të bërë këtë komb, të vjen Cjapi i Surrelit me këtë “qitësin” e vogël dhe vjedh pasuritë tona kombëtare për të pasuruar firmën Fusha.

Advertisements

Dhe mua më habit dhe ky biznesmeni Fusha: a një çikë moral ky njeri, mor burrë? A është ndonjëçikë tirans?!
A është një çik shqiptar?! Se është turp ta marrë atë për të bërë biznes. Ka një limit! Ka një kufi çdo gjë.

E dyta që doja të thosha, paraardhësit e këtyre, Beqir Ballukërat e ku di gjë unë e gjithë çfarë janë, ish-ministri juaj, Çuçi i Sigurimit… (se ne të gjithë çunat e Tiranës u futëm kush në arte, kush në arkeologji, arkitekturë, ky Çuçi – në Sigurimin e Shtetit!

Nejse, ç’rëndësi ka, punë e tij)… Këta shembën tempujt e zotave! Hodhën kishat, xhamitë, teqetë, në erë! Duke na mallkuar si komb, ata.

Tani, këta “kingat”, pasardhësit e tyre, po hedhin në erë tempujt e njeriut, që janë galeritë, teatrot, muzetë, bibliotekat etj, etj. tani, bëjeni llogarinë vetë se sa të korruptuar janë këta njerëz së brendshmi, se në para janë miliarderë!”, u shpreh ai.

You may also like