”Më kërkoi takim urgjent një 19-vjeçare e bukur dhe e v*rgjër”, avokat Ngjela: I thash mos bëj denoncim

by editor

Avokati Spartak Ngjela ka ndarë një ngjarje të rëndë, ku tregon sesi një 19-vjeçare, e cila është tentuar të përdhunohet, i ka kërkuar takim për t’u këshilluar me të, se a duhet të bënte denoncim, a jo. Dhe ai thotë se e këshilloi atë, që të mos e denonconte dhunuesin e saj.

Advertisements

Shkrimi i plotë

Advertisements

Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent. Ia lashë takimin jashtë, në një kafene, me barin në oborr.. Ishte shumë e bukur dhe më foli me një shqipe të qartë.

Avokat, më kanë dhunuar, më tha, sapo u ul në tryezë. Dhe ishte shumë e shqetësuar.

Advertisements

Të kanë dhunuar, apo të kanë përdhunuar, e pyeta unë?

Jo… ai nuk më përdhunoi dot, dhe më dhunoi se i thashë që isha e virgjër.

E kuptoj, i thashë unë. Dhe vijova: Sa vjeçe jeni, e pyeta?

Jam 19 për 20 më tha; dhe jam studente e vitit të dytë.

Por, ajo vijoi sërish me një pyetje.

Avokat, a ta denoncoj, se i kam shenjat ende në trup, më tha?

Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.

Faleminderit, më tha ajo.

Mos e denonco, i thashë unë sërish, por mos e harro hakmarrjen, sepse ti je edhe e bukur, edhe e mençur. Të kuptoj shumë mirë më tha ajo, dhe me takoi me lotë në sy. Duke ikur, më tha serish: hakmarrje, avokat – por e pashë që tani ishte shumë e qetë. Po, i thashë unë… por keni kohë, i vijova ngadalë.

Ju kuptoj shumë mirë, më tha.

Dhe ajo iku e u nda prej meje e gëzuar.

You may also like