Egla flet për përvojën dhe lojën në “BBVA 3”: “U futa për disa javë, jo për t’i shkuar deri në fund”

by editor

Egla Ceno, e ftuar në “Wake Up”, foli për eksperiencën e saj në “BBVA 3”, ku fitoi çmimin e madh 100 mijë euro, lojën dhe gjithë miqësitë që ka krijuar me ish-banorët.

Advertisements

Si është jeta e saj pas daljes dhe fitores? Epo, i duket një kohë dhe përvojë shumë e largët:

Advertisements

“Më duket sikur s’kam qenë unë ajo që e ka bërë atë eksperiencë, sikur kanë kaluar 10-20 vjet që ka mbaruar. Duket e çuditshme, por më duket shumë e largët koha kur e kam bërë (si përvojë). Më duket sikur s’më ka prekur”.

Egla na përditësoi edhe gjendjen e saj shëndetësore, duke treguar se tanimë është duke u përmirësuar ngadalë. Ajo tha se për shkak të incidentit që pësoi në “post-BBVA 3”, kishte kaluar nga “burgu në burg”. Aktorja rrëfeu se i janë ndryshuar planet e pushimeve në jug dhe është detyruar të qëndrojë më shumë në shtëpi. “Pak ditë kam që lëviz pak. Kam pësuar një shembje në këmbë dhe në kërbisht”, u shpreh ajo, duke treguar se i duhet ndihmë për të shkuar në impenjimet që ka pasur.

Artistja ceku edhe çështjen e një videoje të edituar, në të cilën pretendohej se Egla bënte gazra, pas një bisede me Ilnisën.

“S’ka ndodhur kurrë. Është një montazh rrjeti dhe një gazetar profesionist i është drejtuar tim vëllai. Më ka ardhur keq që e kam parë vëllain në atë pozicion, e kam parë të tkurrur”, tha Egla, duke theksuar se e ka thënë brenda “BBVA 3” se nëse një burrë bën gazra, nuk i thuhet gjë, ndërsa për një grua, etiketohet si veprim i pahijshëm.

Egla foli edhe për lojën e saj në shtëpi, duke thënë se zgjodhi të mos bëjë viktimën, por shpjegoi se brenda shtëpisë ‘aktivizoi ashpërsinë’ sepse e pa të arsyeshme për mbijetesën e saj.

“Ishte më shumë se e nevojshme, sepse unë nuk doja të dorëzoja. Kam dashur shumë të dal, sidomos në muajin e dytë dhe të tretë, sepse refuzoja të lodhesha aq shumë”, tha ajo.

Gjithashtu, aktorja tha se gjithçka brenda shtëpisë ka qenë ashtu siç e ka përcjellë. Egla u shpreh se nuk kishte llogaritur asgjë në këtë “BBVA 3”, nuk e dinte kush do të ishte brenda shtëpisë dhe se nuk kishte parë të tjera edicione.

Ajo tha se nuk hyri për të fituar, pasi nuk besonte se do e fitonte, pasi mund ta linte edhe përgjysmë.

“U futa sepse ishte viti i tretë që kontaktohesha dhe pranova. U futa për disa javë, jo për t’i shkuar deri në fund. Nga fundi, ndihesha e fortë, por sërish, ishte Romeo dhe Juli dhe Romeon e shihja të fortë, pasi punonte në Top. Edhe Juli kishte krijuar fansa për 20 vjetët që unë kam qenë në emigrim. Unë, prej 15 vitesh, kur mund të punoja për të krijuar emrin tim në Shqipëri, unë kam emigrim dhe unë përmblodha gati 15 vjet në 4 muaj. Mora një copë që ndoshta i mungonte Eglës”.

Sa i përket faktit që është gruaja e parë që fiton edicionin VIP të “Big Brother”, ajo u shpreh se e kishte me shumë frikë që me kontekstin ku e vendosi veten, të fitonte “BBVA 3”.

“Unë u mata aty me ç’më doli para dhe e vendosa veten në lartësinë e tyre. Unë përdora një fjalë gjatë “Big-ut”: “Hyra në të gjitha pellgjet dhe u zgërlaqa sa desha”.

Ajo tregoi se ka krijuar miqësi brenda shtëpisë, me Ervin Gonxhin, Françeskën, Gazmendin e të tjerë ish-banorë, duke treguar se ka shkëmbyer mesazhe me ta.

You may also like